Mungesa e gjumit dhe privimi nga orët e plota të qetësisë për një kohë të gjatë mund të shndërrohen në një problem kronik. Me këtë gjendje duket se shumica prej nesh përballen kur në jetën tonë vjen një foshnje.
Prindërit me një fëmijë të vogël mund të kalojnë me lehtësi në një gjendje të privimit kronik të gjumit. Pas një dite të gjatë, të gjithë duam vetëm të shtrihemi, por fëmija që kërkon vëmendjen tonë edhe kur ai fle, të detyron që dhe gjumin ta bësh me një sy “hapur” duke pakësuar gradualisht rezervat e energjisë.
Sfidë mbetet si të përmbushni nevojat themelore të fëmijës suaj për gjumë?
Zgjidhja jeni vetë ju! Pra, nëse e keni provuar gjithçka dhe problemet e gjumit të fëmijës suaj nuk zgjidhen, atëherë ndoshta duhet të fajësoni sjelljen tuaj.
Fëmijët duket se marrin zakonet dhe shprehitë e prindërve që në moshë të vogël. Kjo nuk do të thotë që të gjitha sjelljet e fëmijëve janë të lidhura me jetën e prindit, por ky është një fenomen që po studiohet gjithmonë e më shumë. Fëmija juaj ka nevojë për ju të përmbushni nevojat tuaja gjithashtu. Përpiquni të ndërtoni një rutinë të ngjashme pasi vetëm në këtë mënyrë foshnja do të përshtatet me nevojat tuaja.