Prindërit dhe nxënësit nga klasa e gjashtë e deri në klasën e nëntë në Fushë Kosovë, kanë ftuar protestë për të hënën, ditën e parë të fillimit të mësimit.
Kjo protestë vije si pasojë e një vendimi skandaloz të Komunës së Fushë Kosovë që nxënësit nga këto klasë tash e tutje mësimin ta vijojnë në Shkollën Fillore “Daut Bogujevci” që ndodhet në Bresje. Më herët, po të njëjtit nxënës mësimin e kanë ndjekur në Shkollën Fillore “Mihal Grameno”.
Largësia nga kjo shkollë te shkolla “Daut Bogujevci” është shumë e madhe dhe paraqet rrezik të përhershëm për nxënësit. Kjo, pasi që rruga që duhet të ndjekin fëmijët deri në shkollë kalon në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, rrugë e cila është tepër e ngarkuar dhe që në vazhdimësi ka sjellë probleme tek këmbësorët. Për pasojë, kjo rrugë ka marrë edhe shumë jetë njerëzish.
Thirrja e prindërve për protestë
Krerët e komunës kanë marrë vendim që fëmijët tanë nga klasa e VI-të e deri në të IX-të mësimin nga ky vit, pra nga shtatori ta vijojnë në objektin e Shkollës Fillore “Daut Bogujevci” në Bresje. Andaj më 03.09.2018 të jeni bashkë me fëmijët tuaj në protestën e organizuar nga prindërit në oborrin e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Prindër të respektuar dikush për t’i realizuar interesat e veta persona apo klanorë dëshiron të na i rrezikoj fëmijët tanë duke kaluar dy herë në ditë autostradën apo rrugën M9. Ta ngrisim zërin dhe mos ta lejojmë një gjë të tillë, sepse kjo jetën e fëmijëve tanë.
Në qoftë se pranoni një gjë të tillë, pra interesin e Komunës, ju keni pranuar qe fëmija juaj të jetë i rrezikuar seriozisht nga një që çdo vit merr më shumë se një jetë njeriu. Ata që kanë marrë vendim në emër të prindërve nuk kanë fëmijë në shkollë nga klasa VI deri në klasën IX, andaj flasin dhe marrin vendime lirshëm.
Vepro sot, nesër do të jetë tepër vonë!!!