“Të përkëdhelësh fëmijët do të thotë të plotësosh dëshirat e tij dhe t’i japësh gjithmonë të drejtë edhe kur ai nuk ka, apo vetëm t’i flasësh fjalë të buta dhe të ëmbla, duke lënë mënjanë llastimin e fëmijës duke u plotësuar të gjitha tekat?”
Shumë prindër shprehen se fëmijëve nuk u bëjnë mirë përkëdheljet e shumta, sepse fillojnë të llastohen dhe kjo më pas bëhet shkak për një keqedukim të fëmijës në të ardhmen. Mundohen të jenë të rreptë me ta, kur e do puna edhe një shpullë nuk i bën keq. Kështu, sipas tyre, kanë siguruar një mënyrë ideale për të rritur dhe edukuar një fëmijë, pa harruar këtu edhe autoritetin prindëror, transmeton Telegrafi.
Një pjesë e mirë e prindërve nuk i kursejnë lumenjtë e përkëdheljeve karshi fëmijëve të tyre. U flasin ëmbëlsisht dhe nuk u bërtasin fare edhe sikur të kenë thyer një komplet të tërë me gota. Por a do të thotë kjo se ata që nuk i përkëdhelin i duan më pak fëmijët e tyre? Nga ana tjetër prindërit “e sheqerosur” që i mbulojnë fëmijët e tyre me të puthura dhe fjalë të ëmbla, do të thotë se nuk kanë siguruar respekt dhe autoritet në sytë e fëmijëve? Asnjëra prej të dyjave nuk është e prerë. Me sa duket, të jesh prind nuk është dhe aq e thjeshtë sa duket.