Klubi i futbollit Prishtina, do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës.
Prishtina do të ndeshet me Norrkoepingun e Suedisë, njofton Klan Kosova.
Skuadra nga Prishtina mëngjesin e sotëm ka arritur në Suedi, për ndeshjen që do të zhvillohet nesër.
Tashmë shumë tifozë kanë shkuar në Suedi përfshirë edhe grupin e tifozëve “Plisat”.
Ndërsa bastoret europiane e kanë parë si favorit ekipin suedez në ndeshjen e parë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.