Prishtina – Ballkani, kryendeshja e xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Këtë vikend do të zhvillohet xhiroja e 23-të në Albi Mall Superligë, ku ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë Prishtina – Ballkani.

Tri sfida do të zhvillohen ditën e shtunë, kurse dy të tjera të dielën.

Kryendeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën, me fillim në orën 13:00.

Kryeqytetasit renditen në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa kampioni në fuqi është lider me 48 sosh.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet mes Dritës dhe Llapit në stadiumin me bar sintetik te rrethi.

Drita ndodhet në vendin e dytë me 44 pikë, kurse Llapi ka 29 pikë në vendin e pestë.

“Nxehtë” do të jetë edhe në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Malishevën.

Skuadra vendase është e teta me 22 pikë, kurse ajo mysafire është në një pozitë më lart, me dy pikë më shumë.

Dy takimet e fundit, Gjilani i shkon Dukagjini, Drenica e pret Ferizajn.

Të gjitha ndeshjes fillojnë në orën 13:00.

Drita – Llapi, e shtunë, 13:00

Dukagjini – Gjilani, e shtunë, 13:00

Drenica – Ferizaj, e shtunë, 13:00

Prishtina – Ballkani, e diel, 13:00

Trepça ’89 – Malisheva, e diel, 13:00.

Të ngjashme