Afro 2 milionë euro nga kategoria e investimeve kapitale janë paguar për shpenzime të tjera, siç janë mallrat dhe shpenzimet nga Komuna e Prishtinës gjatë vitit të shkuar buxhetor, shkruan Koha Ditore.
Për këtë Komunës ia kishte tërhequr vërejtjen edhe Auditori i Përgjithshëm, marrë parasysh se kjo nuk është hera e parë që po i ndodh institucionit që menaxhon financat dhe zhvillimin e kryeqytetit.
E drejtues të Komunës janë arsyetuar se bartja e mjeteve nga kategoria e investimeve kapitale për mallra dhe shërbime është bërë për shkak se Qeveria po i jep gjithnjë e më pak mjete buxhetore për këtë kategori.