Prishtina bëhet me fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 10:29 | Nga

Fabrika e dytë e trajtimit të ujërave të zeza, me vlerë mbi 700.000 euro, e ndërtuar në territorin e Republikës së Kosovës, do t’i dorëzohet të martën Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media nga KRU Prishtina, inaugurimi i këtij objekti do të shënohet me një ceremoni zyrtare.

Ceremonia do të fillojë në orën 10:00, në vendin e fabrikës së sapo ndërtuar të trajtimit të ujërave të zeza, në bregun lindor të Liqenit të Badocit, pranë fshatit Mramor, dhe me këtë rast do të marrin pjesë ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, si dhe drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek, Pavel Frelich, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe demonstrimi dhe shpjegimi i proceseve të trajtimit të ujërave të zeza.

Sipas njoftimit nga Uësjellësit, ky projekt është financuar nga Republika Çeke në kuadër të Programit Çek të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe KRU Prishtina. Ky projekt paraqet një moment të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të mjedisit në Kosovë.

Projekti është implementuar nga shoqata e kompanive profesionale nga Republika Çeke – Ircon sh.pk si udhëheqëse e konsorciumit dhe TopolËater.

Partneri lokal në Kosovë ishte kompania Projekti Plus L.L.C. “Ne jemi shumë të kënaqur që jemi një ndër kompanitë e para çeke që ndihmojnë Republikën e Kosovës për të zgjidhur problemin me ngarkesat ekologjike të ujërave të zeza të patrajtuara. Ky impiant i ri i trajtimit të ujërave të zeza do të pajiset me teknologjitë e fundit efikase në fushën e trajtimit të ujërave të zeza” tha z. Jan Topol, drejtor i kompanisë TopolWater.

Kompania zbatuese, përveç ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, realizoi trajnime për operim dhe mirëmbajtje dhe organizuan fushatë ndërgjegjësimi për banorët, me fokus të veçantë te fëmijët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme