Prishtina dhe Agjencia Kadastrale synojnë lehtësim të procedurave për pajisje me leje ndërtimore

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Urbanizmit, Ardian Olluri dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, janë takuar për të biseduar për masat konkrete nga fusha e shërbimeve kadastrale.

“U diskutua për të gjitha hapat që mund të ndërmerren me qëllim të thjeshtëzimit dhe lehtësimit të procedurave për aplikim dhe pajisje me leje ndërtimore dhe për mundësinë e evidentimit të lejeve ndërtimore në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme