Prishtina Downhill

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 20:49 | Nga Besa Ismaili

Këshilltarët komunalë të LDK-së dhe të LVV-së vendosin interesat e tyre në vend të nevojave të qytetarëve që i zgjodhën.

Në vend se të punojnë për të adresuar çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve, ata angazhohen në marrëveshje të fshehta dhe negociim të pushtetit për të konsoliduar autoritetin dhe ndikimin e tyre.

Qyteti i Prishtinës është duke vuajtur porsi t’i kishte rënë murtaja e Londrës e shekullit XVII: ujë, ajr, toka të ndotura, qenë, minj, mushkonja, zhurmë, mbeturina, pluhur, kriminalitet, pasiguri, terr. Shumë terr & jotransparencë.

Pushtetarët LDK & LVV në kryeqytet, për 2 dekada me rradhë, e kanë bërë jetën e qytetarëve të padurueshme duke e strukturuar korrupsionin dhe nepotizmin në institucionet e kryeqytetit dhe fuqizuar pushtetin e klaneve.

Çarshia e kryeshehrit moti kohë nuk i beson më filmat e përplasjeve politike mes këtyre dy subjekteve politike, të cilat po i shohim herë pas here në TV. Sepse ato edhe kur janë reale janë përplasje për kontroll dhe kapje dhe jo për qeverisje apo administrim.

I administruar po duket të jetë vetëm kryetari kukull i kryeqytetit, z. Përparim Rama. Atë po e administrojnë Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, njëkohësisht.

Respekt man 👊🏻 ✌🏻 respekt!

Të ngjashme