Si Sigal Prishtina ashtu edhe Bashkimi insistojnë se në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në basketboll nuk do të përsërisin gabimet e ndeshjes së parë, shkruan sot Koha Ditore.
Të dyja ekipet pranojnë se në ndeshjen e parë patën gabime. Te Prishtina thonë se gabimet i kushtuan me humbje, kurse te Bashkimi se gabimet ia rrezikuan fitoren pas epërsisë që e kishte deri në 20 pikë.
Ndeshjen e parë të zhvilluar vikendin e shkuar në Prishtinë e fitoi Bashkimi me rezultatin 84:81 për të udhëhequr 1:0 në serinë finale të këtij edicioni, ku kampioni shpallet pas tri fitoreve.
Ndeshja e dytë e kësaj serie finale do të zhvillohet të mërkurën (sot) në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe nis në orën 20:30.