Prishtina e vërshuar, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 23:11 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore.

“Përsëri dështon infrastruktura nëntokësore në kryeqytet. Reshjet e dendura, kanë përmbytur shumë rrugë në Prishtinë. Institucionet përgjegjëse, duhet që në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve sa herë kemi reshje më të dendura.”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme