Prishtina ka mposhtur Apoelin si mysafire 107:80 në xhiron e katërt të Grupit C në FIBA Europe Cup.
“Plisat” ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke e humbur vetëm periudhën e dytë.
Fitorja e rëndësishme e sotme, Prishtinën e çon në kuotën e gjashtë pikëve, me dy fitore e dy humbje. Ventspils i prin grupit me po aq pikë, por me një takim më pak të zhvilluar, atë me Bayreuthin që ka pesë në pozitën e tretë. Apoeli është i fundit me vetëm katër pikë.
Dy pozitat e para kalojnë tutje nga faza e grupeve.