Prishtina prezanton fanellat për edicionin e ri

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Prishtina sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër St Joseph’s, në kuadër të ndeshjeve paraelimatore të Ligës së Evropës.

Kryeqytetasit në këtë ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45 do të luajnë me fanella të reja nga kompania Jako.

Ka qenë vetë klubit që në rrjetet sociale e ka bërë të ditur që do të luajnë me fanella të katërta.

Prishtina kërkon që ta kalojë këtë fazë, që të përballet pastaj me Rangersin.

Kryeqytetasit ishin nënkampion të Kosovës sezonin e shkuar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme