Prishtina International Autoshow u përmbyll me sukses

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 13:18 | Nga

Në prani të përfaqësueseve të kompanive pjesëmarrëse dhe shumë qytetarëve të pranishëm, mbrëmë përfundoi, panairi i parë i automjeteve të reja “Prishtina International AutoShow” ku morën pjesë 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja.

Panairi i cili u mbajt nga 11 deri me 14 maj, u vizitua me mbi 20,000 qytetar të moshave dhe gjinive të ndryshme të cilët për nga afër u njoftuan me këto brende dhe mundësitë për t’i blerë ato.

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importuesëve të Autorizuar i Automjeteve të Reja (SHIAR) në deklaratën e tiij tha: “Qëllimi i këtij panairi ishte njoftimi dhe senzibilizimi i qytetareve se të pajisesh me automjet të ri, nuk është e veshtirë dhe se tashmë kushtet dhe mundesi për një gjë të tillë janë shumë të lehta. Numri i qytetareve që e vizituan panairin ishte shumë herë më i madh sesa pritjet tona. Sipas informatave që i kemi ka pasur edhe shitje të konfirmuara si dhe të kontraktuara që do të porositen në ditët në vijim.”, përfundoi Z. Hoxha.

Ndërsa Fioret Pruthi, anëtar i bordit dhe i këshillit punues u shpreh shumë i kënaqur me mbarevajtjen. “Gjithcka shkoi shumë mirë dhe me ketë rast dëshiroj të falenderoj të gjitha palet pjesëmarrëse, si kompanitë importuese të automjeteve gjithashtu dhe partnerët që na ndihmuan në organizimin e këtij evenimenti. Duke u bazu në mbarëvajtjen e ketij edicioni, besoj që tashme ky eveniment do të bëhet tradicional” përfundoi Z. Pruthi

Leart Zeqa, drejtor i kompanisë MODUS tha: “I gjithë mundi dhe përpjekja jonë u shpagua me suksesin shumë të madh të këtij panairi. Jemi shumë të kënaqur që edhe pse ishte hera e parë, ishte i një niveli po aq të mirë sa edhe panairet e ngjashëm në rajon, dhe do të krijoj një standard të ri të organizimit të panaireve edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave që ne i posedojmë, mbi 20 mijë qytetarë e vizituan panairin gjatë këtyre katër ditëve,” tha në fund  Zeqa.

Panairi “Prishtina International AutoShow” u mbajt në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtinë) dhe të pranishme në këtë panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Ky panair u organizua nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme