Prishtina është në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Kjo pasi e mposhti Drenicës me rezultat 2:1.
Brenda 90-të minutave ndeshja përfundoi 1:1, kurse tek në minutën e dytë të pjesës së parë të vazhdimeve skuadra nga kryeqyteti i Kosovës arriti ta shënojë golin e fitores me Sylley.
Drenica ishte skuadra e cila tundi së pari rrjetën e prishtinasve.
Goli i epërsi mban firmën e futbollistit Kreshnik Uka, i cili realizoi në minutën e 61-të.
Ndërkaq golin e epërsisë së “bardhëekaltërve” e shënoi Besnik Krasniqi.
Akoma nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Prishtinës në fazën çerekfinale.