Prishtina bëhet me qendër “Drop In” për komunitetin LGBTI

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj bashkë me Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, zyrtarizuan themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL.

Ai tha se të njëjtën do ta renovojnë dhe do ta hapin shumë shpejt.

Sipas Kukajt, Komuna e Prishtinës nuk do ndalet me kaq. Në do qëndrojmë në mbështetje të këtij komuniteti edhe me punë e projekte tjera konkrete.

Njoftimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL. Të njëjtën do ta renovojmë në tërësi dhe shumë shpejt do ta hapim.

Shumë faleminderit Hajdar Hoxhës nga NPB për këtë hapësirë dhe Mimoza Sylejmanit për punën projektuese, por mbi të gjitha shumë faleminderit për CSGD dhe CEL për punën e vështirë që e keni bërë gjatë gjithë këtyre viteve në shërbim të komunitetit të diskriminuar e shpesh edhe të rrezikuar LGBTI.

Komuna e Prishtinës nuk do ndalet me kaq. Në do qëndrojmë në mbështetje të këtij komuniteti edhe me punë e projekte tjera konkrete.

Prishtina është e secilit!

Të ngjashme