Në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit Policia nga e diela ka filluar kontrollet për të monitoruar sa po zbatohet vendimi për karantinim.
Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu shoferët të cilët nuk janë te pajisu me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të Policisë janë shkaktuar edhe kolona.
Artan Gashi thotë se futja e Prishtinës në karantinë është bërë për të mbrojtur qytetarët.
Ai tha se personalisht është i pajisur me leje për lëvizje të lirë.
Ndërsa Murtez Gërxhaliu tha se duhet të lëvizin vetëm ata qytetar që kanë nevojë.
Ai gjithashtu tha se është i pajisur me leje qarkullimi sepse është staf mjekësore që edhe këto ditë po i shërben qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e diell Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.