Prishtina nënshkruan kontratë për parkingun nëntokësor

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se dje e kanë nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime te Fakulteti Filologjik.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe se për vitin 2020 e kanë ndarë buxhetin për rritjen e parkut të gjelbër para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervuar për autobusë.

Sipas Ahmetit, parkingu që pritet të fillojë së ndërtuari së shpejti, do të kushtojë 10 milionë euro dhe punimet do të zgjasin 18-24 muaj.

Të ngjashme