Ka filluar konferenca ndërkombëtare dyditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kundër ekstremizmit të dhunshëm me temë: “Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Kjo konferencë është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.