Stacionet e autobusëve në Komunën e Prishtinës do të kenë pamje të re.
Krejt kjo falë punës që po bëhet për ndërrimin e pritoreve të vjetra me ato të reja.
Kryetari, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin e autobusëve.
“Filluam ndërrimin e krejt pritoreve në komunën tonë. Çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin se për sa minuta vjen një autobus”, shkroi ai në Facebook.