Prishtina Parking ka gjobitur shoferët që kanë zënë hapësirat e rezervuara për persona me nevoja të veçanta. Në këshillën publike thuhet që mos të zihen vendet ku me sinjalistikë tregohet se zona është për këtë kategori. ”Ju bëjmë thirrje që në asnjë rrethanë të mos parkoni në hapësirat e rezervuara për persona me nevoja të veçanta nesë nuk i takoni kategorisë në fjalë.
Bashkëpunimi juaj na ndihmon që të krijojmë ambient gjithpërfshirës në Kryeqyteti Prishtina
Kur vëreni se hapësira është me sinjalistikë për persona me nevoja të veçanta, ju lutem e leni të zbrazët atë vend, sepse kjo kategori ka më shumë nevojë se Ju Prioritet si ndërmarrje kemi të mbrojmë hapësirat për këtë kategori që kanë nevojë për qasje sa më të lehtë në parkingje.
Çdo veprim i juaji duke pasur në konsideratë këto vendparkime, ndihmon një kategori shumë të vlefshme të shoqërisë tonë për qasje më të lehtë në aktivitetet e tyre.
Kemi rritur në masë të theksuar kapacitetet tona për bllokada dhe për gjobitje, dhe këtu do e mbajmë prioritetin” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.