Prishtina përforcohet edhe me Ahmed Januzin

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Pas zyrtarizimit të Endrit Krasniqit, KF Prishtina është përforcuar edhe me sulmuesin Ahmed Januzi që në këtë sezon ka qenë në një formë të shkëlqyer në Superligë.

“Bisedat ndërmjet njërit prej dy sulmuesve më të mirë në Superligë dhe kryetarit Ejupi kanë qenë të gjata e jashtëzakonisht të mundimshme. Por, dëshira e madhe që të punohet sërish bashkë, ka qenë përcaktuese që Prishtina ta ketë sërish sulmuesin me shumë përvojë në petkun e saj”, thuhet në faqen zyrtare të Prishtinës.

Januzi, 30 vjeç, nuk ka nevojë për shumë prezantim, forma e tij e lartë në edicionin e sapo përfunduar me 13 gola të shënuar dhe 14 tjera në 61 paraqitjet me Prishtinën (2016-2018), ka bërë që Prishtina të përcaktohet për rikthimin e sulmuesit.

“Ka qenë dëshirë e dy palëve, edhe e Prishtinës edhe e imja dhe jam shumë i kënaqur që kthehem sërish. Kam nderin që do të luaj sërish me këtë fanellë pranë shokëve të mi që deri dje për një vit i kam pasur kundërshtar, por tani sërish ambiciet i kemi të përbashkëta dhe shpresoj shumë që ato do t’ia arrijmë së bashku, sidomos kam shumë besim në kualifikimet e Evropa Ligës”, ka deklaruar Januzi.

Ai ka shtuar se, “ekipi është ruajtur ashtu siç e kam lënë unë, përpos shumë pak ndryshimeve kualitative. Edhe ardhja apo kthimi i Endritit është shumë e qëlluar, ndjehemi faktikisht si në shtëpinë tonë. Thash, shpresoj shumë se do të kemi sukses, me angazhim maksimal, sepse ekipi është i mirë dhe vetëm sa është përforcuar edhe më shumë. Patjetër që me një trajner si Josa i cili është me shumë cilësi dhe me vlera të mëdha njerëzore do të dijë të na mbaj të grumbulluar ashtu siç din ai më së miri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme