Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Administratës ka instaluar tashmë sistemin e përcjelljes me GPS, në veturat e komunës në kohë reale.
Përmes këtij sistemi bëhet përcjellja e lokacionit, shpejtësisë, dhe gjendja e veturës. Me këtë rast drejtoria e administratës pritet të ketë kontroll edhe më të mirë për veturat, shpenzimet dhe udhëtimet e (pa) autorizuara.
Ky është postimi i plotë:
Nga java e kaluar, Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Administrates ka instaluar sistemin e përcjelljës me GPS në veturat e komunës në kohë reale, ku përcillet lokacioni, shpejtësia, dhe gjendja e veturës. Me këtë rast drejtoria e administratës do të ketë kontroll edhe më të mirë për veturat, shpenzimet dhe udhëtimet e (pa) autorizuara. Kjo do të ndikojë në rritjen e efiçencës në shpenzime.
Ky sistem pritet të zgjerohet edhe në makinat e kompanive që kryejnë shërbime për komunën posaqërisht në mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa, autobusët e ri do të jenë me sisteme të parainstaluara.
Do të ishte mirë që të gjitha institucionet publike në Kosovë të kishin sisteme të tilla të instaluara.