Drejtoria e Bujqësisë në Prishtinë ka realizuar projektin e subvencionimit të fermerëve në fushën e blegtorisë dhe bletarisë.
Sipas njoftimit për medie thuhet se për blegtori, janë përkrahur fermerët që kanë 3-10 krerë gjedhe qumështore, ndërsa 30-150 krerë dele dhe dhi. Nga 313 fermerë që kanë aplikuar, kriteret i kanë plotësuar 291 sosh. Shuma e ndarë për një për një gjedhe është 53 euro, kurse për një dele ose një dhi 10 euro.
Në bletari, janë përkrahur të gjithë ata që kanë pasur 10-30 shoqëri të bletëve, ku prej 223 aplikantëve, 219 i kanë plotësuar kushtet. Për një shoqëri të bletëve, janë ndarë nga 8.5 euro