Prishtina vatër e infeksionit, konfirmohen edhe 117 qytetarë me Coronavirus

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 është shënuar një vdekje, janë konfirmuar 284 raste, ndërsa 72 të tjerë kanë mposhtur koronavirusin.

Si rëndom Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve me koronavirus, me 117 raste të reja.


Pas kryeqytetit radhitet Gjakova me 28 raste, Ferizaj me 19 dhe Fushë Kosova me 19.

Më poshtë shihni qytetet prej nga vijnë rastet e reja me COVID-19:

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë”, njofton IKSHPK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme