Prishtina është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në ‘Bajram Aliu’, duke e mundur Drenicën me rezultat 1:3.
I rikthyeri në Superligën e Kosovës, Otto John, u përkujdes që në minutën e 12’, t’i dhuronte eprësinë e parë Prishtinës, para se Ergyn Ahmeti në minutën e 30’, të shënonte për 0-2.
Në minutën e 52’, futbollisti i Drenicës, Edmond Turku shënon autogol, për 0-3.
Krejt çka bënë vendasit, ishte goli i nderit i shënuar nga Coulibaly, në minutën e 82’.