Prishtina vendos për subvencionimin e lehonave

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Me 47 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim është aprovuar propozim-vendimi për subvencionimin e nënave lehona, përfituese të skemës sociale.

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se në bazë të trendit të viteve të fundit, është përllogaritur se mesatarja e lindjeve të kësaj kategorie brenda një viti është 70.

Sipas Premtim Fazliut nga drejtoria për Mirëqenie Sociale, nga muaji janar deri në muajin prill kanë qenë 17 lindje të kësaj kategorie.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu kërkoi që kjo shumë të ndahet për fëmijët e lindur, jo për nënat lehona. Duke theksuar se nënat që lindin binjak është mirë t’i marrin 1000 euro, pra për secilin fëmijë nga 500 euro.

Të ngjashme