Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Përmes raportit 24-orësh, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari ndërkaq me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.