Një person në Prishtinë u arrestua nga Policia e Kosovës para dy ditësh, nën dyshimin për trafikim me njerëz.
Siç ka treguar Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet se ka trafikuar viktimën kosovare në moshë të mitur.
Si prova materiale janë konfiskuar, dy telefona celular dhe një thikë.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.