Së fundmi, qytetarët e Prishtinës kanë qenë në hall me mushkonjat. Ata kanë vërejtur shtim të numrit të insekteve pickuese.
Në Komunën e Prishtinës, thonë se kushtet atmosferike kanë ndikuar në shtimin e mushkonjave. Ndërsa, paralajmërojnë se nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, faza e tretë e dezinsketimit do të nisë të martën.
Ankesat e prishtinasve për pickim nga mushkonjat, kanë shënuar rritje javën e fundit.
Derisa kërkojnë vazhdimin e procesit të dezinsektimin, gjatë kësaj periudhe, thonë se kanë vënë re shtim të numrit të mushkonjave.
Të tjerë thonë se janë detyruar të gjejnë zgjidhje për të shpëtuar nga këto insekte.
Epidemiologu Nexhmedin Hoti, që është edhe menaxher i projektit për dezinsektim në komunën e Prishtinës, thotë se ky shtim i numrit të mushkonjave është shkak i kushteve klimatike të kohëve të fundit.
Ai ka shtuar se ka pasur qytetarë që janë paraqitur në QKMF, si pasojë e pickimit nga mushkonjat, por nuk e sheh gjendjen si alarmante.
Sipas tij, faza e dytë e dezinsektimit ka përfunduar, ndërsa e treta – varësisht nga kushtet atmosferike – pritet të nisë të martën.
Hoti ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët derisa bëhet dezinsketimi, raporton KTV.
Ai ka thënë se preparati spërkatës nuk është i dëmshëm për njerëzit, por qytetarët duhet t’i mbyllin dritaret, në mënyrë që insektet gjatë ikjes të mos futen brenda.
Këtë vit, spërkatja ja kundër insekteve fluturuese, në kryeqytet dhe disa fshatra përreth do të bëhet në gjashtë faza – me të fundit fazë gjatë muajve gusht-shtator.