Policia raporton se dje në Prishtinë ka arrestuar dy të dyshuar, pasi kanë sulmuar një person.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar mirëpo në pamundësi për ta goditur viktimën, kanë goditur-thyer me shufër metalike xhamin e autobusit pronë e viktimës”.
“ Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.