Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se një person është shoqëruar dje në polici pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e tij.
Të dy palët kanë pranuar trajtim mjekësor pas sulmit, ndërkaq, rasti është në procedurë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:30.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar është shoqëruar në Polici, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Palët kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është në procedure”, thuhet në njoftimin e policisë.