Prishtinë, del në kohën e ndalesës, policia zbulon se i njëjti ishte pjesë e listës së personave të vetizoluar

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, një person i cili ishte në vetizolim, nuk i është përmbajtur dispozitave shëndetësore për gjendje të epidemisë.

Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore, dhe ngasësi është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK.

Por më pas sipas policisë ai ka rezultuar se është pjesë e listës së personave që janë në vet izolim.

”Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte ai dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. Ai është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Por pas këtij veprimi po të njëjtën mbrëmje në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste”, thuhet në raportin policor.

I njëjti është kontaktuar nga policia dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti .

Të ngjashme