Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në lagjen Emshir në Prishtinë.
Në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Pas aksidentit palët e përfshira janë përleshur mes vete.
Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që.me rastin po merren njësitet kompetente”.