Në mëngjesin e ditës së sotme, në rrugën “B” në Prishtinë, pranë kontejnerëve, janë parë eshtrat e një kafshe të prerë.
Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe kanë treguar se ajo pjesë e rrugës ka kundërmuar nga mbetjet e eshtrave.
Më vonë eshtrat janë përhapur edhe në pjesë tjera të rrugës nga shpendë të ndryshëm.
Ende nuk dihet arsyeja e hedhjes së këtyre eshtrave në rrugë.