Prishtinë: I biri e kanosë nënën përmes telefonit, arrestohet

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”.

I njëjti ishte lajmëruar në polici nga nëna e tij, e cila kishte thënë se ishte ofenduar dhe kanosur nga djali i saj përmes telefonit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

Të ngjashme