Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Bregu i Diellit”. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shkrepur dy herë me armë, pas konfliktit me një person tjetër dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. “Në vendin e ngjarjes janë […]
Prishtinë: I dyshuari shkrepë dy herë me armë pas një konflikti me një person tjetër

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Bregu i Diellit”.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shkrepur dy herë me armë, pas konfliktit me një person tjetër dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një telefon celular. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.











