Prishtinë, në QKMF dhurohen kontraceptivë në vlerë prej 15 mijë dollarë

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 12:35 | Nga

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë prej 15 mijë 715 dollarë.

“Ky donacion është bërë i mundshëm në saje të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares”.

“Ky donacion është ndihmesë për shëndetin e gruas, ku përdorimi i tyre ofron mundësinë e planifikimit familjar, rregullimin e ciklit menstrual dhe zvogëlimin e dhimbjeve gjatë ciklit, e po ashtu ndihmon në parandalimin e cisteve në vezore, në gjinj dhe të infeksioneve në vezore dhe mitër”, thuhet në njoftimin për media.

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente, duke adresuar edhe nevojat specifike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj sado pak nevojat e institucioneve shëndetësore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme