Ekonomia Online
FUNDIT

Prishtinë, në QKMF dhurohen kontraceptivë në vlerë prej 15 mijë dollarë

Prishtinë, në QKMF dhurohen kontraceptivë në vlerë prej 15 mijë dollarë

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë prej 15 mijë 715 dollarë. “Ky donacion është bërë i mundshëm në saje të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares”. “Ky donacion është ndihmesë për shëndetin […]

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë prej 15 mijë 715 dollarë.

“Ky donacion është bërë i mundshëm në saje të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares”.

“Ky donacion është ndihmesë për shëndetin e gruas, ku përdorimi i tyre ofron mundësinë e planifikimit familjar, rregullimin e ciklit menstrual dhe zvogëlimin e dhimbjeve gjatë ciklit, e po ashtu ndihmon në parandalimin e cisteve në vezore, në gjinj dhe të infeksioneve në vezore dhe mitër”, thuhet në njoftimin për media.

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente, duke adresuar edhe nevojat specifike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj sado pak nevojat e institucioneve shëndetësore”.

Të ngjashme