Duke filluar nga kjo javë, në Drejtorinë e Kadastrit të komunës së Prishtinës sektori i Gjeodezisë, do të ketë këshillime me palë edhe ditëve të premte, transmeton Ekonomia Online.
Në një njoftim bga komuna bëhen të ditura oraret e kësaj drejtorie për takimet me palë:
Sektori i Kadastrit – regjistrimit të pronës së paluajtshme (RDPP)
– çdo të martë nga ora 10:00 – 12:00
– çdo të enjte nga ora 10:00 – 12:00
Sektori i Gjeodezisë:
– çdo të mërkurë nga ora 10:00 – 12:00
– çdo të premte nga ora 10:00 – 12:00