Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shtetas i Algjerisë ka sulmuar fizikisht një shtetas të Marokut në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 16:30.
“I dyshuari mashkull shtetas i Algjerisë dyshohet se, për shkak të një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Marokut, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.