Një person në rrugën “Bajram Bahtiri” është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishek.
Në rrugën “Shpëtim Robaj” po ashtu, një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishek.
Të arrestuar pati edhe në rrugën “Xhemajl Stafaj”pasi që gjatë kontrollit një personi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.
Me urdhër të prokurorit, policia bënë të ditur se këta të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
Por, në mbajtje është dërguar një person i arrestuar në rrugën “Ali Podrimja” pasi ka kanosur dy persona të tjerë.
Si rezultat i kërcënimeve është dërguar në mbajtje edhe një person në rrugën “Enver Zymberi”.
“ Ankuesi mashkull K/Shqiptar punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka raportuar se në vendin e tij të punës, është kërcënuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar,” bënë të ditur policia.