Gruaja me inicialet T.B ishte nisur sot nga Peja me autobus për në Gjermani, e njëjta me të mbërritur në Prishtinë është alivanosur dhe më pas ka ndërruar jetë, tha Bajram Krasniqi nga drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë.
“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B e lindur në vitin 1961 më pas është njoftuar Emergjenca ku edhe është konstatuar vdekja e saj”, trasmeton klankosova.
Policia akoma nuk ka informata mbi shkaqet e vdekjes së gruas 57 vjeçare.