Komuna e Prishtinës ka dështuar t’i përmbushë objektivat buxhetore të vitit paraprak.
Sa u përket investimeve kapitale, nga Komuna është shpenzuar vetëm 40 për qind e buxhetit të paraparë, teksa kanë tepruar 30 milionë euro. Kuvendarët opozitarë akuzojnë ekskluzivisht për këtë gjendje kryetarin Shpend Ahmeti, shkruan Zëri.
Pavarësisht se kishte një buxhet relativisht të madh, i cili siguronte investime kapitale për t’u shënuar, Komuna e Prishtinës edhe në vitin e kaluar ka dështuar pothuajse në tërësi në realizimin e ndonjë projekti më të madh, që do të linte gjurmë në planin investues. Nga 46 milionë euro sa janë ndarë vjet për këtë kategori janë shpenzuar afër 19 milionë euro, duke bërë që të ketë ngecje drastike të investimeve për projekte kapitale.