Priste binjakë, por kur lindi i dolën…

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 12:29 | Nga

Një grua, e cila mendonte se priste binjakë, u shokua kur vajti për të lindur dhe dolën pesënjakë.

Oksana Kobeletska nga Ukraina, solli në jetë 3 djem dhe 2 vajza, me anë të ndërhyrjes cesariane. Ajo dhe bashkëshorti i saj, që kanë edhe një vajzë 3 – vjeç, pavarësisht habisë dhe shtimit të familjes me plot 5 pjesëtarë të rinj, u shprehën tepër të lumtur për të porsalindurit.

Megjithatë, 37 – vjeçarja tha se ishte shokuar kur mori vesh që kishte lindur pesënjakë, ndërsa u shpreh se padyshim rritja e tyre do të jetë një sfidë më vete.

Të vegjëlit peshojnë mbi dy kilogramë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme