Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, dhe reperi i njohur MC Kresha, janë prezantuar së fundmi në festivalin “Kënga Magjike”.
“Psikopatja jote” titullohet bashkëpunimi i tyre – këngë e cila është punuar nga Apollo , StrikeBeatz dhe K-Master.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Fifi dhe MC Kresha, gjersa dyshja patën një paraqitje të shkëlqyer në skenën e fazës së parë të festivalit, në spektaklin “E Diela Shqiptare”.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe që në orët e para ka pasur një impakt të madh tek fansat.
Vetëm përbrenda një dite, kjo këngë ka arritur mbi një milion klikime në kanalin YouTube, me çka vërteton pëlqyeshmërinë që kjo këngë pati te fansat.
E lumtur për këtë fakt, Fifi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Urime milioni i parë”.
Mesa duket, edhe vet interpretuesit e këngës janë të lumtur me suksesin që kjo këngë ka shënuar në pak kohë pas publikimit.