MC Kresha: Nëse gruaja ime nuk do ishte xheloze, nuk do e doja

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

MC Kresha, së shpejti baba i një djali foli për marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe lidhjen me profesionin e tij. Përpos një grua e devotshme, shumë e dashur dhe e kujdesshme, artisti na zbuloi një detaj nga jeta e tyre bashkëshortore. “Ajo është xheloze dhe po të mos ishte e tillë unë nuk do e doja” u shpreh MC Kresha.

Moderatorja: Si shqiptar që jemi do të të bëj një pyetje, a është xheloze bashkëshortja? Pasi ne e dimë që jeta jote është në clube ku mund të takosh shumë fanse?

MC Kresha: Bashkëshortja ime është një grua e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen jo vetëm të sajën, por edhe timen. Është njeri shumë i dashur dhe po është xheloze dhe po të mos ishte e tillë unë nuk do e doja. Xhelozia ka disa kufij dhe gruaja ime e kupton që profesioni im është një profesion ekstravagant pak a shumë dhe duhet kuptuar. Në momentin që jemi martuar kemi kaluar në një stad tjetër familjar dhe këtë punën e Hip-Hopit e shikojmë si profesion. Përpara, kur kemi qenë beqarë e kemi pasur Lifestyle, por sot në radhë të parë jemi bashkëshortë, jemi prind, pastaj jemi edhe artistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme