Mc Kresha bëhet baba për herë të parë, ky është emri i vajzës

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Ka ardhë në jetë vajza e reperit Mc Kresha dhe Erzinës.

Reperi i njohur kështu është bërë baba për herë të parë.

Këtë lajm e ka treguar babai i Erzinës përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke e konfirmuar se vajzës ia kanë lënë pikërisht emrin Iza, siç e kishin thënë edhe më parë.

Kresha dhe Erzina ishin martuar në vitin 2019 në një ceremoni private mes familjarëve dhe miqve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme