MC Kresha dhe Erzina Shehu po bëhen prindër

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme reperi kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Erzina Shehu, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në “Hotel Garden” në Prishtinë.

Lyrical Son, Lumi B, Ledri Vula, Gjiko dhe Elita Rudi, Big Bang Beats, ishin vetëm disa nga personazhet VIP që nuk munguan në këtë ditë të rëndësishme të reperit.

Ndërkohë ditën e sotme, burime të afërta pranë Prive. al kanë konfirmuar se çifti do të bëhen prindër për pak muaj.

“Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë”,  kanë thënë burimet e Prive pranë çiftit, madje siç raportohet ata do bëhen prindër të një vajze.

Vlen të ceket se MC Kresha dhe Erzina janë njohur me njëri-tjetrin, pasi kjo e fundit u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku momentalisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë.

Në anën tjetër, Kreshnik Fazliu (MC Kresha) po vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar e më të pëlqyer në trevat shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme