Pritet ndryshimi i Ligjit për Këshillit Ekonomik-Social
Me pjesëmarrjen e kompletuar të partnerëve socialë është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ka njoftuar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), e cila e udhëheq këtë organ këshillues.
Në hapje të takimit, ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, prezantoi çështje me rëndësi jetike të politikës socio-ekonomike në vend, si dhe politikat sociale dhe zhvillimore që po ndërmerr Qeveria, respektivisht ministria që ai drejton.
KES, i cili ka për qëllim ofrimin dhe këshillimin e Institucioneve të vendit rreth funksionimit dhe zhvillimeve të politikave sociale-ekonomike në vend, gjatë këtij takimi diskutoi propzimin e draftit fillestar mbi plotësim-ndryshimin e Ligjit për KES-in i cili pas propozimeve të pranuara nga ekspertët përfaqësues të këtij këshilli u tha se në javët në vazhdim do të bëhet edhe procedimi në Qeveri.
Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, i cili njëherit është edhe kryesuesi i këtij organi i cili pasi përshëndeti të pranishmit e këtij këshilli obligoi anëtarët prezentë që menjëherë të fillohet me formimin e një Grupi Punues Teknik që do trajton komentet e gjithsecilës palë në mënyrë që ato të inkorporohen në plotësimin dhe ndryshimin e ligjit ekzistues të Këshillit Ekonomik-Social.
Në rrjedhën e diskutimeve të këtij këshilli nga të pranishmit u tha se ky plotësim-ndryshim i Ligjit për KES-in do të trajton në mënyrë më efikase organizimin, aktivitetin, përbërjen, mënyrën e vendosjes, fushëveprimtarinë dhe kompetencat në përgjithësi.
Ministri Abrashi me theks të veçantë u tha të pranishmëve se të gjitha idetë, projekt-propozimet që kanë ardhur nga ana e partnerëve sociale e të cilat u prezantuan në këtë takim do të shqyrtohen dhe analizohen me kujdes të veçantë duke ju premtuar atyre se në takimet e ardhshme do të njoftohen për të gjitha hapat e ardhshëm dhe mundësin e realizimit të këtyre projekt-ideve.
Ai shtoi se në takimet e ardhshme të vihet gjithashtu edhe me propozime konkrete rreth pagës minimale në Kosovë, duke pasur parasysh edhe fakte dhe elemente nga kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, gjendjen e përgjithshme në tregun e punës, shkallën e konkurrencës dhe produktivitetit në vend dhe në bazë të kësaj të parashihet një përafrim i pagës minimale në vend.